Bota

Në Bruksel diskutohen masa ndaj Kosovës e Serbisë në rast se refuzojnë hapat e propozuar për shtensionim

Borrelli tha se ka mjaft dhunë aktualisht në Evropë dhe nuk mund të përballojnë një konflikt tjetër.

30 Maj 2023, 15:16 Nga f.i
Në Bruksel diskutohen masa ndaj Kosovës e Serbisë në rast se
veriu i Kosovës

KOSOVË-Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se në Bruksel aktualisht është duke u mbajtur takimi i Komitetit për Siguri dhe Politikë, i cili po diskuton për masa të mundshme ndaj Kosovës e Serbisë në rast se palët nuk dëgjojnë të zbatojnë hapat e propozuar për shtensionim të situatës.

“Ndërkohë shtetet anëtare janë informuar rreth zhvillimeve dhe derisa ne flasim tani ata janë informuar në Komitetin për Siguri dhe Politikë dhe kanë diskutuar për masat që duhet ndërmarrë derisa palët vazhdojnë të rezistojnë ndaj hapave të propozuar drejt deeskalimit. Palët pritet që të kontribuojnë për bashkëpunim të frytshëm rajonal për sigurinë në Evropë dhe të tejkalojnë trashëgiminë e të kaluarës”, -tha Borell.

Borrelli tha se ka mjaft dhunë aktualisht në Evropë dhe nuk mund të përballojnë një konflikt tjetër.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll