Aktualitet

Sulmi ndaj mediave shqiptare në Veri të Kosovës, flet shoferi: Na goditën me gurë e tulla (VIDEO)

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në komunën e Leposaviç në veri të Kosovës, ku grupi i xhirimit të "Panorama Tv" dhe "News24" është sulmuar nga disa protestues serbë.

30 Maj 2023, 15:00 Nga m.s
Sulmi ndaj mediave shqiptare në Veri të Kosovës, flet shoferi: Na
sulmi ndaj makines se Panorama

KOSOVË- Disa të rinj serbë kanë sulmuar mjetin me logon e televizionit “Panorama” dhe "News 24". Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në komunën e Leposaviç në veri të Kosovës, ku grupi i xhirimit të "Panorama Tv" dhe "News24" është sulmuar nga disa protestues serbë.

Shoferi që ndodhej në makinë, fatmirësisht nuk është lënduar gjatë incidentit.

“Unë po rrija në makinë, erdhën nga krahu i majtë 5 ose 10 vetë me maskë dhe na goditën. Na gjuajtën me gurë dhe tulla, ishin forca shkatërrimtare. Ne arritëm të largoheshim. Kjo ngjarje ndodhi në pak sekonda. Iu kërkuam duke u thënë “ju lutemi”, por nuk u ndalën. Gjuanin me gurë pa reshtur”, tha shoferi.

sulmi ndaj makines panorama kosove serbi

Sondazh

Poll