Bota

Situata në veri/ Gjermania dënon dhunën, thirrje Kosovës dhe Serbisë: Mos humbi kohë! Angazhohni në procesin e dialogut

Gjermania u bën thirrje palëve të konfliktit Kosovë-Serbi që të angazhohen në bisedime për procesin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve. 

30 Maj 2023, 09:25 Nga a.l
Situata në veri/ Gjermania dënon dhunën, thirrje Kosovës dhe
Gjermani

KOSOVË- Lidhur me situatën në veri të Kosovës, ka reaguar edhe Gjermania. Zyra e Jashtme Federale e Gjermanisë përmes një deklarate për shtyp dënon sulmet e dhunshme në veri të vendit, ku u plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe NATO-s.

Dënojmë me shprehjet më të forta sulmet e dhunshme të papranueshme në veri të Kosovës pasditen e sotme, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra ushtarëve të KFOR/NATO-s dhe disa civilëve”, shkruhet në deklaratë. 

Gjermania u bën thirrje palëve të konfliktit Kosovë-Serbi që të angazhohen në bisedime për procesin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve, shkruan euronews.rs. 

“Mendimet tona janë me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë. Po ashtu bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet.De-përshkallëzimi tani nevojitet urgjentisht. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në bisedime për këtë qëllim pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, të arritur në shkurt dhe mars, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Jashtme Federale të Gjermanisë.

Përmes kësaj deklarate Gjermania thotë se e mbështet plotësisht Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij për të ulur tensionet.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll