Bota

Thirrja e Arbana Xharrës për Albin Kurtin: Mos instalo rryma islamiste dhe erdoganiste në qeveri

7 Tetor 2019, 09:03 Nga DOSJA
Thirrja e Arbana Xharrës për Albin Kurtin: Mos instalo rryma islamiste

Kosovë-Për zgjedhjet në Kosovë, ka reaguar edhe gazetarja Arbana Xharra, e cili është shprehur se Albin Kurti nuk duhet të nstalojë rryma islamiste dhe erdoganiste në qeveri.

“Personalisht jam lincuar jo pak nga grupe islamiste mbështetëse të Vetëvendosjes, por unë dua të besoj që Albini tashmë e ka kuptuar që Kosova duhet të ndjekë rrugën e Perëndimit dhe jo Lindjes.“, shprehet ajo.

Reagimi i saj: 

Albin Kurtit vec muj me ia uru fitoren – na mbetet me e pa per here te pare ne krye te Qeverise se Kosoves. Votat per Vetevendosjen treguan se njerezit kerkuan ndryshim dhe e sollen ate me voten e tyre.

Qeverine e Kosoves dhe institucionet tjera tash mund ta pastroni nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, por uroj qe te mos instaloni rryma Islamiste dhe Erdoganiste. Personalisht jam lincuar jo pak nga grupe islamiste mbeshtetese te Vetevendosjes, por une dua te besoj qe Albini tashme e ka kuptuar qe Kosova duhet ndjekur rrugen e Perendimit dhe jo Lindjes.

E pate sesi PDK-se nuk i ndezi as perpjekja qe me figura fetare te fitoje zgjedhjet. Andaj uroj qe te shohim dite me te mira per Kosoven.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arbana xharra arbin kurti zgjedhjet ne kosove arbana xharra arbin kurti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll