Bota

Albin Kurti fitoi zgjedhjet, fillojnë shqetësimet në Serbi: Çfarë tha ai për ne, nuk do t’ju pëlqejë!

7 Tetor 2019, 08:30 Nga DOSJA
Albin Kurti fitoi zgjedhjet, fillojnë shqetësimet në Serbi:

KOSOVË– Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u zgjodh kryeministri i ri i Kosovës, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lajmi është përcjellë në të gjithë mediat ndërkombëtare përfshirë edhe ato serbe, të cilat u shprehën të shqetësuara lidhur me politikën që Kurti do të ndjekë.

Në një artikull ripërmendet premtimi i tij se do të heqë tarifat, por që do të kërkojë lëvizje reciproke nga Beogradi, përfshirë edhe kompensimin e luftës.

Gjatë fushatës së tij, Kurti u shpreh se në javën e parë si kryeministër, do të fillonte dialog me serbët në Kosovë.

Më poshtë do të rendisim disa nga titujt e mediave më presitigjoze serbe:

TANJUG- Çfarë politike do të ketë Kurti për Serbinë?

KURIR- MESAZHI I PARË I KURTIT SI FITUES: Ja çfarë tha ai për Serbinë që nuk do t’ju pëlqejë!

VESTI- KUFIZIMI I TAKSAVE DHE VIJIMI I DIALOGUT: Çfarë premtoi Kurti para zgjedhjeve?

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. Me 25.81% të votave kryeson Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,08%, të votave. E treta në garë rendit PDK-ja me 21, 18% të votave. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll