Bota

Tensione në veri/ Kryeministrja italiane reagon për plagosjen e ushtarëve italianë: S’do të tolerojmë sulme të tjera ndaj KFOR-it

Ajo ka dënuar sulmin ndaj misionit të KFOR-it pjesë e së cilës janë edhe ushtarë nga kombe të tjera, duke shtuar se nuk do të tolerojnë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. 

30 Maj 2023, 08:27 Nga a.l
Tensione në veri/ Kryeministrja italiane reagon për plagosjen e
Ushtari i plagosur

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me situatën e tensioneve në veri të Kosovës ku 25 ushtarë të KFOR-it, prej tyre 11 italianë, janë plagosur pasi u sulmuan nga protestuesit serbë. Ajo ka dënuar sulmin ndaj misionit të KFOR-it pjesë e së cilës janë edhe ushtarë nga kombe të tjera, duke shtuar se nuk do të tolerojnë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it, shkruajnë mediat italiane.

“Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, tha Meloni. 

KFOR-i ka njoftuar se rreth 25 ushtarë të këtij misioni janë plagosur në Zveçan gjatë protestave nga qytetarët serbë. Ushtarët e plagosur janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll