Bota

“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon çfarë i tha ambasadori amerikan

Izmir Zeqiri tha se atij i është sugjeruar që të mos shkojë në zyrë dhe që i ka qortuar për atë se çfarë ndodhi të premten.

29 Maj 2023, 22:20 Nga k.m.
“Na ka qortuar pak” / Kryetari i Zubin Potokut tregon
Izmir Zeqiri

PRISHTINË- Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka treguar se çfarë është folur sot në takimin me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier. Ai tregon në emisionin "Pressing" se atij i është sugjeruar që të mos shkojë në zyrë dhe që i ka qortuar për atë se çfarë ndodhi të premten.

“Ishte shqetësimi i ambasadorit amerikan dhe drejtorit të zyrës së BE këtu dhe përfaqësues së PE. Ishte shqetësimi i ambasadorit në situatën e tërësishme në komunat në veri. Jo, unë sot meqenëse iu përgjigja ftesës së ambasadorit, zgjodha të takoj ambasadorin amerikan. Po na ka sugjeruar dhe paraprakisht na ka qortuar pak,”- shtoi Zeqiri.

izmir zeqiri

Sondazh

Poll