Bota

Tensionet në veri të Kosovës, tre orë të ngujuar në një kafene, gazetarët largohen nga Zveçani me ndihmën e një serbi

Xhemajl Rexha thotë se qëndruan për 3 orë të ngujuar dhe kanë arritur të dalin nga Zveçani me ndihmën e pronarit serb të kafenesë ku ishin mbyllur. 

29 Maj 2023, 22:38 Nga k.m.
Tensionet në veri të Kosovës, tre orë të ngujuar
Foto ilustruese

PRISHTINË- Gazetari Xhemajl Rexha pas tensioneve në veri të Kosovës, shkruan se ishin ngujuar në një ndërtesë afër komunës së Zveçanit. Ai thotë se qëndruan për 3 orë të ngujuar dhe kanë arritur të dalin nga Zveçani me ndihmën e pronarit serb të kafenesë ku ishin mbyllur. 

“Pas 3 orësh ngujim afër ndërtesës së komunës, me gjuajtje të vazhdueshme të mjeteve të ndryshme jashtë, më në fund të gjithë gazetarët kanë arritur të largohen nga Zveçani dhe jemi të sigurt. E kjo u bë e mundur vetëm falë pronarit serb të kafenesë që u sigurua të na përcjellë të gjithëve deri te veturat tona, afër stacionit të Policisë."

Madje dhe ka ndarë foto nga momenti kur janë larguar...

POSTIMI I PLOTË:

xhemajl rexha tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll