Bota

THIRRJA nga Ministria e Jashtme gjermane pas tensioneve në Veri: Ndaloni urgjentisht dhunën!

Në njoftimin e vendosur në faqen zyrtare të Ambasadës gjermane shkruhej se ata dënojnë sulmet e papranueshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, ndërsa theksojnë se nevojitet urgjentisht de-përshkallëzimi i situatës.

29 Maj 2023, 21:55 Nga k.m.
THIRRJA nga Ministria e Jashtme gjermane pas tensioneve në Veri: Ndaloni
Foto ilustruese

PRISHTINË- Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar përmes një postimi në Twitter duke bërë thirrje për të ndaluar dhunën në veri të Kosovës. Në njoftimin e vendosur në faqen zyrtare të Ambasadës gjermane shkruhej se ata dënojnë sulmet e papranueshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, ndërsa theksojnë se nevojitet urgjentisht de-përshkallëzimi i situatës.

DEKLARATA E PLOTË:

Dënojmë me shprehjet më të forta sulmet e dhunshme të papranueshme në veri të Kosovës pasditen e sotme, duke shkaktuar të lënduar dhjetëra ushtarë të KFOR/ NATO-s dhe disa civilë. Mendimet tona janë me të lënduarit, të cilëve u urojmë shërim të shpejtë. Ne bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të çdo dhune dhe të çdo veprimi që ndez tensionet. De-përshkallëzimi tani nevojitet urgjentisht. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në bisedime për këtë qëllim pa ndonjë vonesë të mëtejshme dhe të vazhdojnë të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim, të arritur në shkurt dhe mars, duke përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ne mbështesim plotësisht Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajčák në përpjekjet e tij për të ulur tensionet.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll