Bota

U zgjodh president i 13-të i Turqisë/ Erdogan betohet të premten, cilët janë ministrat e qeverisë së re

Të gjithë janë në pritje nëse në qeverinë e re do të jetë pjesë Sinan Ogan, kandidati ultra-nacionalist presidencial, i cili mbështeti drejtpërdrejt Rexhep Tajip Erdoganin në raundin e dytë.

29 Maj 2023, 22:04 Nga f.i
U zgjodh president i 13-të i Turqisë/ Erdogan betohet të premten,
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Pas fitores së bujshme përballë rivalit të tij Kemal Kiliçdaroglu, Erdogan ka qëndruar në Ankara. Mediat e huaja raportojnë se sipas Ibrahim Kalin, këshilltarit të Erdogan, betimi i qeverisë së re pritet të bëhet të premten.

Ndërkohë kanë nisur të qarkullojnë aludimet se kush do të jenë ministrat e qeverisë së re. Vetë Ibrahim Kalin është mes thashethemeve se do të jetë në krye të Ministrisë së Jashtme, ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes po qarkullon emri i kreut të MIT, Hakan Fidan. Megjithatë, sipas raporteve të tjera, Mevlut Cavusoglu dhe Hulusi Akara, ka shumë gjasa të qëndrojnë në pozitat e tyre.

Megjithatë të gjithë janë në pritje nëse në qeverinë e re do të jetë pjesë Sinan Ogan, kandidati ultra-nacionalist presidencial, i cili mbështeti drejtpërdrejt Rexhep Tajip Erdoganin në raundin e dytë.

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial. Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu nuk e ka pranuar humbjen teksa pak pas rezultat u shpreh se zgjedhjet ishin të padrejta.

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll