Sport

Mbappe, më i miri në ligën franceze, e pranon: “Është privilegj të luash me Messin”

I pari që ka fituar 4 çmime si lojtari më i mirë nga Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë (UNFP)

29 Maj 2023, 20:48 Nga DOSJA
Mbappe, më i miri në ligën franceze, e pranon:

FRANCE - Kylian Mbappé u zgjodh këtë të dielë, si lojtari më i mirë i Ligue 1 franceze për edicionin e katërt radhazi, çmim i sindikatës së futbollistëve vendas, që përcaktohet me votën e kolegëve të tyre.

Që nga fillimi i dhënies së këtyre çmimeve në vitin 1994, asnjë lojtar nuk kishte marrë më parë katër çmime, si futbollisti më i mirë nga Unioni Kombëtar i Futbollistëve Profesionistë (UNFP), ndërkohë që tri herë e kishte fituar suedezi Zlatan Ibrahimovic .

Mbappé e ka fituar çmimin në katër edicionet e fundit, ndërsa në vitin 2020 çmimi u anulua për shkak të pandemisë.

Sulmuesi e mori çmimin nga trajneri, Didier Deschamps, në një gala në Paris dhe fjalët e para ai ia kushtoi shokut të skuadrës Sergio Rico, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, pasi u rrëzua nga kali në Andaluzi (Spanjë).

Rivalët e tij për këtë çmim ishte bashkëlojtari i tij argjentinas Leo Messi, si dhe ata nga Lens, Seko Fofana dhe Loïs Openda dhe Jonathan David i Lille.

“Është një privilegj të luash me futbollistë si Messi”,- tha sulmuesi 24-vjeçar, i cili siguroi se ka pasur gjithmonë “ambicjen për të shënuar historinë”, por pranoi se “nuk e mendoja ta bëja kaq shpejt."

Sulmuesi e mori çmimin një ditë pasi fitoi titullin e tij të gjashtë me PSG-në, pjesërisht falë 28 golave ​​të tij, të cilëve u shtoi shtatë të tjerë në Champions League, ku klubi i tij u eliminua në raundin e 16-të.

Mbappe është në garë për të përfunduar sezonin e pestë si golashënuesi më i mirë, i cili do të barazonte me Jean-Pierre Papin. Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, ai ka një gol më shumë se Alexandre Lacazette i Lyon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll