Sport

Stafi i Tiranës: “Të gjithë e dijmë se e meriton Tirana titullin, jemi krenarë për këtë grup lojtarësh"

Fitorja e ditës së sotme ndaj Erzenit 2-1 shërben thjeshtë për statistikë dhe mund të cilësohet si një fitore nderi, pasi nuk mundi t’i shpallte kampionë.

29 Maj 2023, 19:17 Nga DOSJA
Stafi i Tiranës: “Të gjithë e dijmë se e meriton

DURRES - Tirana u shkurorëzua nga Partizani ditën e sotme. Bardheblutë për shkak të përballjeve direkte humbasinn titullin kampion, pasi pas 36 javësh kanë grumbullua 67 pikë.

Fitorja e ditës së sotme ndaj Erzenit 2-1 shërben thjeshtë për statistikë dhe mund të cilësohet si një fitore nderi, pasi nuk mundi t’i shpallte kampionë.

Në rrjetet sociale ka reaguar një nga pjesëtarët e stafit të Tiranës, Konstandin Jani, i cili është edhe përgatitësi atletik i bardhebluve.

“Kampionët e vërtetë. Shumë krenar për këtë grup lojtarësh. Të gjithë e dinë se e meriton Tirana”, janë flalët e Janit në “Insta-Storyn”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll