Sport

E bujshme, zbulohet e ardhmja e Igli Tares, do të jetë në… Shqipëri!

Tare ka qenë një nga emrat më rëndësishëm të futbollit italian në vitet e fundit duke realizuar disa nga transferimet më të bujshme në Serie A.

29 Maj 2023, 19:40 Nga DOSJA
E bujshme, zbulohet e ardhmja e Igli Tares, do të jetë në…

TIRANE - Igli Tare do të largohet në fundin e këtij edicioni nga Lazio, klub ku mban postin e drejtorit sportiv prej vitit 2008. Tare është një nga drejtorët më të suksesshëm në Itali dhe jo vetëm.

E ardhmja e drejtorit shqiptar është përfolur në shumë skuadra të mëdha të Europës, ku janë lakuar emra nga Bundesliga dhe Serie A. Sipas SuperSport, Igli Tare, do të kthehet në Shqipëri.

Pas 32 vitesh do të rikthehet në Tiranë, për t’u shkëputur përkohësisht nga futbolli. 49-vjeçari do të kalojë disa kohë pushime në jugun e Shqipërisë. Më pas do të vendoset në kryeqytet ku do të angazhohet me bizneset e tij personale.

Tare ka qenë një nga emrat më rëndësishëm të futbollit italian në vitet e fundit, duke realizuar disa nga transferimet më të bujshme në Serie A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll