Sport

Këpuca e Artë i takon sulmuesit bardheblu Florent Hasani (klasifikimi)!

26-vjeçari nga Vushtrria e Kosovës, që u bashkua në fillim të këtij sezoni me bardheblutë e Shehit, spikati këtë kampionat, duke u kthyer një pikë referimi në sulmin e Tiranës me 16 golat e shënuar

29 Maj 2023, 19:53 Nga DOSJA
Këpuca e Artë i takon sulmuesit bardheblu Florent Hasani

TIRANE – Pas klasifikimit të skuadrave në çdo kampionat është edhe klasifikimi I futbollistëve dhe padyshim që më efikasi në këtë edicion 2022/2023 është sulmuesi bardheblu. Florent Hasani fiton “Këpucën e Artë” të këtij edicioni në Superiore, duke u shpallur golashënuesi më i mirë me 16 gola.

26-vjeçari nga Vushtrria e Kosovës, që u bashkua në fillim të këtij sezoni me bardheblutë e Shehit, spikati këtë kampionat, duke u kthyer një pikë referimi në sulmin e Tiranës.

Pas Hasanit në listën e golashënuesve u rendit Viktor Da Silva i Partizanit me 13 gola dhe braziliani i Erzenit Nonato me 12 gola, teksa vihet re qartë se numri i golave të shënuar nga sulmuesit e huaj ka qenë i konsiderushëm.

LISTA E GOLASHËNUESVE:

Hasani (Tirana) - 16 gola

Da Silva (Partizani) - 13 gola

Nonato (Erzeni) - 12 gola

Duamena (Egnatia) - 11 gola

Guindo (Laçi) - 11 gola

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll