Sport

Djokoviç shfrytëzon “Roland Garros” për politikë: “Kosova është zemra e Serbisë…”

“Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën!”, ka shkruar kampioni serb në një ekran në fund të ndeshjes që fitoi sot kundër amerikanit Alexander Kovacevic në raundin e parë në Roland Garros.

29 Maj 2023, 19:58 Nga DOSJA
Djokoviç shfrytëzon “Roland Garros” për

FRANCE - Novak Djokovic e nis me këmbë të mbarë aventurën në Roland Garros teksa mposhti në tre sete me shifrat 6-3, 6-2 dhe 7-6 serbin e natyralizuar në amerikan, Aleksandar Kovacevic. Për Nolen nuk pati shumë probleme dhe dominoi në fushën me dhe të Philippe-Chatrier duke treguar një formë të mirë fazën fillestare të turneut.

Ndërkohë që duke përfituar nga suksesi dhe vëmendja e madhe në këtë ditë, Novak Djokovic ka dhënë mbështetjen e tij ndaj komunitetit serb në veri të Kosovës, ku tensionet ndëretnike janë rikthyer dhe ka pasur përleshje midis trupave të KFOR-it dhe demonstruesve serbë që kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat kryesore në veri me shumicë serbe.

“Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën!”, ka shkruar kampioni serb në një ekran në fund të ndeshjes që fitoi sot kundër amerikanit Alexander Kovacevic në raundin e parë në Roland Garros.

Nole najveci si ???????? #novakdjokovic #RolandGarros pic.twitter.com/Holk70cV7b
— Maja???? (@mayasplanet) May 29, 2023

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll