Sport

Arteta tregon për sfidën me kosovarin: “Granit Xhaka ishte i jashtëzakonshëm”

Trajneri i “Topçinjve” nderoi mesfushorin e tij, i cili shënoi dy herë të dielën kundër Wolverhampton (5-1). Ndeshja e tij e fundit e mundshme nën ngjyrat e Arsenalit.

29 Maj 2023, 19:49 Nga DOSJA
Arteta tregon për sfidën me kosovarin: “Granit Xhaka ishte i

ANGLI - Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, pas fitores 5-1 ndaj Wolverhampton, ka folur me fjalë të zgjedhura për mesfushorin kosovar, i cili përpos se shënoi dy gola ndaj Wolverhampton, ka qenë një pikë referimi për ‘Topçinjtë’: 

“Granit Xhaka ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm. Një vit më parë fola me të për t'i thënë se kishte një pikëpyetje mbi të, se duhej të performonte më mirë, se duhej të ishte më i mirë dhe se e sfidova të luante këtu. 

Ai u largua dhe mendoj se filloi të stërvitet të nesërmen. Ai u kthye në parasezon me katër kilogramë më pak, në formë të mirë, me një dëshirë të vërtetë për ta bërë këtë. Ai ishte i jashtëzakonshëm, ai ishte një element kyç i ekipit dhe suksesit të tij. Më vjen mirë që të gjithë e vlerësojnë atë që ai ka bërë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll