Sport

Spalletti justifikohet për largimin: " Më duhet të shkëputem pak nga priza”

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, njoftoi të hënën në mëngjes largimin e trajnerit të tij, Luciano Spalletti, i cili do të marrë një vit pushimi. Ky i fundit e shpjegon këtë zgjedhje.

29 Maj 2023, 19:33 Nga DOSJA
Spalletti justifikohet për largimin: " Më duhet të

ITALI - Largimi i Luciano Spalletti nga pankina napolitane u bë e ditur të hënën në mëngjes, pas deklaratave të presidentit të klubit, Aurelio De Laurentiis. Tekniku italian iu rikthye kësaj zgjedhjeje, të cilën e shpjegon me një farë lodhjeje emocionale:

“Ndonjëherë ndahemi për shkak të dashurisë së tepërt. Napoli meriton më të mirën dhe për momentin nuk jam gati për këtë”. Javët e fundit kanë qenë shumë intensive për Napolin, pasi qyteti festoi titullin e tretë të ligës, i pari që nga viti 1990 dhe skuadra e Diego Maradonës.

Spalletti është shprehur se nuk do ta marrë skuadër tjetër vitin e ardhshëm dhe dëshiron të bëjë një pushim: “Kam nevojë të pushoj, ndihem i lodhur. Më duhet të shkëputem pak nga priza. Nuk do të drejtoj Napolin apo ekipe të tjera për një vit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll