Bota

Tensionet në veri, ambasadori i BE-së në Kosovë: Dënojmë sulmin ndaj KFOR, të ulen tensionet

Szunyog ka përsëritur thirrjen për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve.

29 Maj 2023, 19:58 Nga I.A
Tensionet në veri, ambasadori i BE-së në Kosovë:
Tomaš Szunyog

KOSOVË- Shefi i BE-së në Kosovë, ambasadori Tomaš Szunyog ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve serb në veri. Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog ka përsëritur thirrjen për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve.

“Bashkimi Evropian në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër paqeruajtësve ndërkombëtarë të NATO-s, trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar në Twiter Szunyog.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tomaš szunyog tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll