Bota

Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë, shkak gjendja e përkeqësuar shëndetësore e nënës së tij(FOTO)

Thaçi do të takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

29 Maj 2023, 15:39 Nga f.i
Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë,
Hashim Thaçi

KOSOVË- Ish-presidenti Hashim Thaçi ka lënë qelinë për disa orë dhe ka shkuar në Kosovë. Atij i është lejuar që të shkojë në Burojë, nën masa të ashpra të sigurisë, për ta vizituar nënën e tij, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Thaçi do të takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Nëna e ish-presidentit Thaçi  ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Siç mësohet nëna e tij tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

hashim thaci

Sondazh

Poll