Bota

Turisti 23-vjeçar vdes teksa bënte surf, goditet nga rrufeja

Pavarsisht lutjeve të miqve të tij për të dalë nga deti, turisti ka qëndruar në dërrasën e surf-it, pa e ditur ç’e priste më pas.

29 Maj 2023, 15:03 Nga a.d
Turisti 23-vjeçar vdes teksa bënte surf, goditet nga rrufeja
Foto ilustruese

GREQI-Një turist britanik 23-vjeçar, i cili ndodhej në zonën detare të Agia Agathit , ka humbur jetën sot në Rodos si pasojë e goditjes nga një rrufe.Turisti i ri ka qenë në ujë teksa binte shi dhe pavarësisht thirrjeve të turistëve të tjerë për të dalë, ai ka ndenjur në det.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 14:00 të ditës së sotme. Menjëherë është njoftuar EKAV-i (Qendra Kombëtare për Kujdesin Emergjent), i cili ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe janë pëpjekur për t’a mbajtur në jetë 23 vjeçarin, pasi e kanë nxjerrë në breg. Pas dërgimit të tij në nëdrën Shëndetësore Archangelos , mjekët dhe stafi infermieror vazhduan betejën për ta rikthyer në jetë, por fatkeqësisht ishte tepër vonë. Për ngjarjen është vënë në dijeni Autoriteti Qendror Portual i Rodos , oficerët e të cilit do të kryejnë hetimet për këtë ngjarje tragjike.

Mësohet se meteorologu i Real Voice 99.5, Yannis Manolas, ka paralajmëruar me njoftime të vazhdueshme përmes grupit të tij në Facebook dy orë para se të ndodhte ngjarja tragjike, se moti i keq intensiv do të fillonte me stuhi, breshër dhe "bombardime" nga vetëtima në zonat e Lindos. , Kalathos , Haraki, Archangelo, Kolymbia etj (siç ndodhi), në mënyrë që njerëzit të largoheshin nga plazhet./Protothema.gr

rodos greqi surf

Sondazh

Poll