Bota

Protestat në veri/ Stoltenberg bisedë telefonike me Borrell, KRITIKA ndaj Kosovës: Duhet të mos ndërmarrë hapa destabilizues

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, Stoltenberg shpreh shqetësimin për rikthimin e tensioneve mes vendeve, teksa kritikon qeverinë e Kosovës që të mos marrë hapa të njëanshëm destabilizues. 

29 Maj 2023, 14:22 Nga a.l
Protestat në veri/ Stoltenberg bisedë telefonike me Borrell, KRITIKA
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Josep Borrell. Në fokus të bisedimeve ishte situata në veri të Kosovës dhe përshkallëzimi i protestave nga serbët. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter, Stoltenberg shpreh shqetësimin për rikthimin e tensioneve mes vendeve, teksa kritikon qeverinë e Kosovës që të mos marrë hapa të njëanshëm destabilizues. 

“Bisedova me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, lidhur me Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të shtensionojë situatën dhe mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm, hapa destabilizues. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi Stolteberg në Twitter. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

jens stoltenberg tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll