Bota

BE-ja i paraprin temperaturave të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve

Bashkimi Evropian ka ndëmarrë hapa për luftimit e shtimit të zjarreve në pyje, duke dyfishuar numrin e pajisjeve në dispozicion.

29 Maj 2023, 14:20 Nga a.d
BE-ja i paraprin temperaturave të larta, dyfishon kapacitetet për
Zjarr në Francën jugperëndimore në vitin 2022

Kominisoneri i BE për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, tha se janë gjithsej 28 pajisje të cilat do të mund të përdoren për kriza në shtetet anëtare të bllokut evropian, si dhe në vendet fqinje. Dhjetë aeroplanët e tipit Canadair, 14 avionë të lehtë dhe katër helikopterë do të jenë gati për atë që pritet të jetë një “verë tejet e ngarkuar”.

Ky vit ka nisur tashmë me më shumë thatësi se zakonisht”, tha ai në një intervistë për European Newsroom, duke vënë në dukje thatësinë e raportuar më parë në Portugali, Spanjë, Francë jugore dhe Itali veriore. Ndërkohë, së fundmi, në disa prej këtyre vendeve ka pasur përmbytje pasi uji i grumbulluar nga reshjet e shiut nuk përthithej lehtë nga toka tejet e tharë.

"Kjo thatësirë e hershme e pazakontë, së bashku me temperaturat në rritje që po regjistrohen tani në Evropë, janë natyrisht një nxitës kryesor i zjarreve në pyje”, tha Lenarcic. Pasi viti 2022 solli verën më të nxehtë të regjistruar në Evropë, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi në shtator për planin për dyfishimin e flotës ajrore të zjarrfikësve.

Flota është e shpërndarë në mënyrë strategjike në të gjithë BE-në, në mënyrë që të mund të përgjigjet shpejt kur flakët shpërthejnë në periudhën kritike nga qershori deri në tetor. Avionët janë të vendosur në dhjetë shtete anëtare: Kroaci, Qipro, Çeki, Francë, Gjermani, Greqi, Itali, Portugali, Spanjë dhe Suedi.

Ky mekanizëm i BE-së u krijua në vitin 2001 dhe në dy dekadat e para, ai aktivizohej mesatarisht 20 herë në vit. “Në dy vitet e fundit, kjo është rritur në rreth 100 herë në vit”, tha Lenarcic, duke shtuar se ka të ngjarë të ketë nevojë për më shumë fonde në vitet e ardhshme.“Duhet të ketë më shumë financime për shkak të ndryshimeve klimatike sepse jemi dëshmitarë të një intensiteti të shtuar të fatkeqësive natyrore në veçanti”, paralajmëroi Lenarcic./SpaceDaily.com

be

Sondazh

Poll