Bota

Kurti bisedë telefonike me ministrin e Italisë: Të zbatohet Marrëveshja Themelore e të qetësohet situata në veri

Kurti theksoi se biseda në thelb kishte qetësimin e situatës në veri dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë.

29 Maj 2023, 14:39 Nga f.i

Kurti bisedë telefonike me ministrin e Italisë: Të zbatohet

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti theksoi se biseda në thelb kishte qetësimin e situatës në veri dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë.

"Pata një bisedë telefonike me ZëvendësKryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani sot më herët. Që të dy u pajtuam se është koha e duhur për zbatim të Marrëveshjes Bazë dhe situata të jetë e qetësuar", -shkroi Albin Kurti.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll