Bota

Ambasadori amerikan planifikoi sot takim me 4 kryetarët e komunave në veri, 2 prej tyre munguan, arsyet nuk dihen

Mediat kosovare raportojnë se në takim morën pjesë vetëm 2 nga kryetarët e sapozgjedhur, më konkretisht kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe atë të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.

29 Maj 2023, 14:47 Nga a.l
Ambasadori amerikan planifikoi sot takim me 4 kryetarët e komunave në
Takimi me kryetarët e komunave

KOSOVË- Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier kishte planifikuar që sot të zhvillonte një takim me 4 kryetarët e komunave në veri të Kosovës, mes tensioneve në rritje dhe protestave të dhunshme që janë zhvilluar paraditen e sotme. Mediat kosovare raportojnë se në takim morën pjesë vetëm 2 nga kryetarët e sapozgjedhur, më konkretisht kryetari i Zveçanit, Ilir Peci dhe atë të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri.

Ndërkohë dy të tjerët i Leposaviçit, Lulzim Hetemi dhe i Mitrovicës së Jugut, Erden Atiç, nuk kanë shkuar në takim. Atiç ka deklaruar gjatë ditës së sotme se me ambasadorin amerikan do të takohen së shpejti, por nuk dha një asrye konkrete të mungesës së tij në takimin e planifikuar për sot.  Sakaq,  kryetari i Leposaviçit Lulzim Hetemi nuk ka qenë i disponueshëm në telefon. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll