Bota

Fitorja e Erdogan/ Kremlini: Kemi synime ambicioze me Ankaranë

Pas fitors së Erdogan, Peskov shpreson që programet e përbashkëta të dy vendeve të vazhdojnë po të njëjtin ritëm.

29 Maj 2023, 15:24 Nga f.i
Fitorja e Erdogan/  Kremlini: Kemi synime ambicioze me Ankaranë
Dmitry Peskov

TURQI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar një ditë pas rizgjedhjes së Rexhep Tajip Erdogan për një mandat të radhës pesëvjeçar në krye të qeverisë. Mediat e huaja shkruajnë se pas fitors së Erdogan, Peskov shpreson që programet e përbashkëta të dy vendeve të vazhdojnë po të njëjtin ritëm.

“Ka një vullnet të fortë në kryerjen e programeve të përbashkëta (midis Moskës dhe Ankarasë) dhe ne shpresojmë se ky ritëm do të mbahet, qëllimet janë shumë ambicioze,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Me pothuajse 99% të votave të numëruara në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Turqisë, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan mori 52% të votave. Erdogan do të qëndrojë në krye të vendit edhe për një mandat 5-vjeçar presidencial. Rivali i tij laik, Kemal Kilicdaroglu nuk e ka pranuar humbjen teksa pak pas rezultat u shpreh se zgjedhjet ishin të padrejta. 

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll