Aktualitet

Rama e quajti “komunisti që i duhet Akademisë”, Gjinushi i përgjigjet: Ishte një nga skeptikët, u bë pozitiv

Gjinushi iu përgjigj kësaj deklarate, ndërsa theksoi se Rama sot ka ndërruar opinion mbi punën e Akademisë së Shkencave sot.

29 Maj 2023, 15:33 Nga I.A
Rama e quajti “komunisti që i duhet Akademisë”, Gjinushi i
Skënder Gjinushi

TIRANË- Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku e ka quajtur drejtuesin e këtij institucioni si komunist. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Gjinushi iu përgjigj kësaj deklarate, ndërsa theksoi se Rama sot ka ndërruar opinion mbi punën e Akademisë së Shkencave sot.

Pyetje: Kryeministri u ka quajtur me mburrje “komunisti” që nuk është rastësi që po drejtoni projektet e mëdha.  Ju e pranoni këtë lloj lavdërimi?

Gjinushi: Rama ka pasur këtë bindje që akademia e mëparshme shkëlqente, dhe kjo e sotmja është zbehur. Por kjo zbehja është dhe shkak i heqjes së këtyre instituteve. Është si një pemë që i pret rrënjët dhe thua pse po thahet. Me këtë reformë që nisëm Rama, një nga më skeptikët, u bë pozitiv. Kjo reformë sjell ringritje, ngritje të veprimtarisë së Akademisë. Rama tha “çuditërisht edhe këtu u desh një i asaj kohe”. Dmth që të mëparshmit janë më të suksesshëm se ata të sotmit.

Pyetje: Ka të pakënaqur tani që janë kundër?

Gjinushi: Kemi një që ka qenë, është dhe do të jetë, por të tjerë jo.

Pyetje: Deri kur mendoni se do ta drejtoni Akademinë e Shkencave?

Gjinushi: Nëse ndryshimet ligjore do të ishin të lidhur me emrin, do bëheshin që në fillim. Do ta drejtoj deri kur Asambleja të ma japë këtë besim.

skënder gjinushi

Sondazh

Poll