Aktualitet

I shpallur në kërkim prej dy ditësh, gjendet i mbytur në kanal 59-vjeçari në Lushnjë

Dyshohet se shtetasi me iniciale A.K ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

29 Maj 2023, 15:02 Nga f.i
I shpallur në kërkim prej dy ditësh, gjendet i mbytur në
foto ilustruese

LUSHNJË- Gjendet i mbytur në kanal 59-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se shtetasi me iniciale A.K ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë

Me datë 29.05.2023, rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në një kanal në fshatin Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.

Paraprakisht dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

gjendet i pajet 59 vjecari ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll