Aktualitet

Tepelenë/Policia gjen 540 fishekë luftarakë, pranga 39-vjeçarit

Policia e Tepelenës arrestoi një 39-vjeçar, pasi dyshohet si posedues i një kasete metalike me 540 fishekë luftarakë në të, e cila u gjet në lagjen "Demokracia".

29 Maj 2023, 13:58 Nga m.s
Tepelenë/Policia gjen 540 fishekë luftarakë, pranga
foto ilustruese

TEPELENË- Policia e Tepelenës arrestoi një 39-vjeçar, pasi dyshohet si posedues i një kasete metalike me 540 fishekë luftarakë në të, e cila u gjet në lagjen "Demokracia". Ajo tashmë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia njofton se vijojnë veprimet hetimore, për përcaktimin e përgjegjësisë penale të 39-vjeçarit, në lidhje me këtë rast.

Njoftimi nga policia Tepelenë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi dyshohet si posedues i një kasete metalike me 540 fishekë luftarak në të, e cila u gjet në lagjen "Demokracia" dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e përgjegjëisë penale të 39-vjeçarit, në lidhje me këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

tepelene kasete metalike me 540 fishekë luftarakë

Sondazh

Poll