Aktualitet

FOTO- Sulmohet makina e 'Top Channel' në veri të Kosovës, serbët i heqin targat, shkruajnë simbole nacionaliste

Protestuesit serbë kanë hedhur edhe bojë të zezë mbi xhamin e përparëm të automjetit.

29 Maj 2023, 13:52 Nga A.B
FOTO- Sulmohet makina e 'Top Channel' në veri të
Makina

KOSOVË- Gazetarët po sulmohen në veri të Kosovës. Mjeti i ekipit të Top Channel që raporton nga veriu i Kosovës, u sulmua nga serbët, duke u shkruar në to simbole nacionaliste serbe e madje iu janë hequr edhe targat.

Protestuesit serbë kanë hedhur edhe bojë të zezë mbi xhamin e përparëm të automjetit.

Megjithëse KFOR dhe forcat e policisë janë të pranishme në zonë, kjo nuk i ka ndaluar ata të kryejnë akte sulmuese mbi automjetet pranë komunave apo të tentojnë të hyjnë me forcë brenda në institucione.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve./Dosja.al

tensione ne veri te kosoves top channel

Sondazh

Poll