Aktualitet

Iu gjetën 7 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Greqi

Gjithashtu në banesë iu gjet një peshore precize dhe para në vlerë prej 3830 eurosh, të ardhura nga transaksionet e paligjshme të tij, të cilat u konfiskuan.

29 Maj 2023, 14:46 Nga f.i
Iu gjetën 7 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari
kanbis, parat e sekuestruara

GREQI- Një shtetas shqiptar i cili trafikonte sasi të mëdha droge në Volos është arrestuar nga policia greke. Mediat e huaja raportojnë se gjatë kontrollit të banesës së 37-vjeçarit shqiptar, policia gjeti tetë pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 6 kilogramë e 718 gramë.

Gjithashtu në banesë iu gjet një peshore precize dhe para në vlerë prej 3830 eurosh, të ardhura nga transaksionet e paligjshme të tij, të cilat u konfiskuan.

arrestohet 37-vjecari ne greqi arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll