Bota

Po raportonin LIVE nga protesta në veri të Kosovës/ Serbët nuk kursejnë as ekipin e mediave, mes tyre edhe Top Channel, Asosacioni i Gazetarëve: Të merren masa!

Protestuesit serbë kanë hedhur edhe bojë të zezë mbi xhamin e përparëm të automjetit. 

29 Maj 2023, 13:54 Nga a.l
Po raportonin LIVE nga protesta në veri të Kosovës/ Serbët
Sulmohet ekipi i Top Channel

KOSOVË- Pavarësisht forcave të shtuara të KFOR dhe policisë në 4 komunat në veri, protestuesit serbë kanë arritur të sulmojnë ekipet e mediave, mes të cilëve edhe gazetarët e Top Channel të cilët po ndiqnin drejtpërdrejt ngjarjen. 

Ata kanë sulmuar makinën e tyre, duke vizatuar mbi të simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët) dhe kanë hequr targën. Protestuesit serbë kanë hedhur edhe bojë të zezë mbi xhamin e përparëm të automjetit. 

Po ashtu gjatë paradites së sotme është sulmuar edhe ekipi mediatik i Kosovës RTK Dukagjini. Serbët kanë vizatuar mbi mjetin e tyre simbolin nacionalist serb dhe kanë çarë gomat. Lidhur me inicidentet ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). AGK ka dënuar aktin nga protestuesit dhe i ka bërë thirrje policisë dhe ndërkombëtarëve që të ofrojnë siguri për gazetarët. 

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thuhet në reagim. 

Po raportonin LIVE nga protesta në veri të Kosovës/ Serbët
sulmi në veri

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll