Bota

Sulmi ndaj ekipeve të mediave në veri/ Reagon Asosacioni i Gazetarëve: Policia dhe ndërkombëtarët të marrin menjëherë masa

Në reagimin për mediat, AGK ka dënuar aktin nga protestuesit dhe i ka bërë thirrje policisë dhe ndërkombëtarëve që të ofrojnë siguri për gazetarët.

29 Maj 2023, 13:33 Nga a.l
Sulmi ndaj ekipeve të mediave në veri/ Reagon Asosacioni i
sulm ndaj gazetarëve në veri të Kosovës

KOSOVË-  Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar lidhur me sulmin ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, gjatë protestës së thirrur ditën e sotme nga serbët. Disa qytetarë serbë kanë vizatuar simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët) dhe më pas kanë çarë gaomat e makinave të ekipit mediatik RTK Dukagjini. Në reagimin për mediat, AGK ka dënuar aktin nga protestuesit dhe i ka bërë thirrje policisë dhe ndërkombëtarëve që të ofrojnë siguri për gazetarët.

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thuhet në reagim. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll