Aktualitet

Inceneratori i Fierit/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 16 të pandehur, përfitojnë edhe Koka e Bllako

Me këtë vendim të pandehurit do të përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit që do t'u caktohet. 

29 Maj 2023, 13:25 Nga A.B

Inceneratori i Fierit/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 16 të

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka pranuar ditën e sotme kërkesën për gjykim të shkurtuar të 16 të pandehurve për inceneratorin e Fierit. Gjatë seancës, për 3 prej tyre që nuk kërkuan gjykim të shkurtuar, çështja u nda. Bëhet fjalë për: Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Giuseppe Cafaglione. 

Gjykimi i shkurtuar u pranua për 16 të pandehur, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako. Me këtë vendim të pandehurit do të përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit që do t'u caktohet. 

Gjatë seancës, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesat e dy prej të pandehurve për çështjen e Inceneratorit të Fierit për shpalljen e moskompetencës për Arben Dervishaj dhe Regan Merdani Avokatët e tyre kërkuan shpallje të moskopetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës, por GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën.

Po ashtu, në fund u vendos që seanca e radhës të mbahej më datë 12 qershor.

SPAK ka deklaruar se për inceneratorin e Fierit u krye korrupsion, u pastruan para dhe u mashtrua që nga shpronësimi i truallit ku do të ndërtohej inceneratori deri tek faturat fiktive për punimet. Ndërsa, të gjithë të pandehurit kërkojnë pafajësi dhe pushim të çështjes./Dosja.al

afera e inceneratoreve alqi bllako lefter koka

Sondazh

Poll