Bota

Tensionet në veri/ Sulmohet ekipi i gazetarëve në Leposaviç, vizatojnë simbole në makinat e tyre dhe më pas i çajnë gomat

Situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar.  Ekipet e gazetarëve janë sulmuar edhe ditë më parë në veri, lidhur me këto sulme ka reaguar edhe AGK-ja, e cila ka theksuar se gazetarët janë të rrezikuar.

29 Maj 2023, 12:57 Nga a.l
Tensionet në veri/ Sulmohet ekipi i gazetarëve në
Tensione në veri të Kosovës

KOSOVË - Protestuesit serbë kanë sulmuar ekipin e “RTV Dukagjini” në veri teksa ishte duke raportuar për zhvillimet në Leposaviç. Ata kanë vizatuar në makinat e tyre simbole provokuese dhe më pas kanë çarë gomat. 

Situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar.  Ekipet e gazetarëve janë sulmuar edhe ditë më parë në veri, lidhur me këto sulme ka reaguar edhe AGK-ja, e cila ka theksuar se gazetarët janë të rrezikuar.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll