Bota

'Shpresojmë zgjidhje politike'/ Vuçeviç: Dislokimi i njësive ushtarake përfundon në orën 14:00

Vuçeviç tha se KFOR-i po mbron Policinë e Kosovës dhe uzurpatorët e demokracisë, kryetarët e vetëshpallur komunal.

29 Maj 2023, 13:04 Nga a.l
'Shpresojmë zgjidhje politike'/ Vuçeviç: Dislokimi
Millosh Vuçeviç

KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç ka thënë se dislokimi i plotë i formacioneve të njësive ushtarake do të përfundojë deri në orën 14:00, në përputhje me urdhrin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç të premtën, duke shtuar se ushtria mbetet në gjendje gatishmërie

“Njësitë do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike”, tha Vuçeviç, raportojnë mediat në Beograd.

Vuçeviç tha se KFOR-i po mbron Policinë e Kosovës dhe uzurpatorët e demokracisë, kryetarët e vetëshpallur komunal.

“Kordoni i KFOR-it – më duket si një kordon që forcon mbrojtjen e policisë së Kosovës ndaj duarve të thata… Sot ambasadori amerikan në Prishtinë i ftoi këta kryetarë të vetëshpallur komunash të zgjedhur në zgjedhjet e kontejnerëve, prej të cilëve dy u përgjigjën – dy nga partia e Thaçit, dy nga ajo e Kurtit jo. As aty nuk e keni të përfunduar”, tha ai.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll