Bota

Takimi me Osmanin dhe krerët e komunave/ Ambasadori Hovenier: Kryetarët të kryejnë detyrat, por jo të hyjnë me forcë

Ai tha se qeveria e SHBA-së por edhe vendet e QUINT-it kanë theksuar se është e rëndësishme që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e forcës. 

29 Maj 2023, 11:39 Nga a.l
Takimi me Osmanin dhe krerët e komunave/ Ambasadori Hovenier:
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ka përfunduar takimi i ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Në një deklaratë për mediat, Hovenier bëri me dije se sot ka takuar edhe 2 nga krerët e komunave në veri, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Szynyog. Ai tha se qeveria e SHBA-së por edhe vendet e QUINT-it kanë theksuar se është e rëndësishme që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e forcës. 

“Kisha takim me presidenten Vjosa Osmani me kërkesë të saj. I keni parë reagimet tona. Janë shumë të qarta. Jemi shumë të shqetësuar për situatën në veri. Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”, tha ai.  

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar institucionet shtetërore ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll