Bota

Shtohen tensionet/ Izraeli sulmon me raketa Damaskun, 5 të plagosur

Sipas informacioneve, sulmet izraelite kishin në shënjestër pozicionet e mbrojtjes ajrore siriane, ku janë ndodhen ushtarët pro-iranianë të Hezbollahut.

29 Maj 2023, 12:25 Nga a.l
Shtohen tensionet/ Izraeli sulmon me raketa Damaskun, 5 të plagosur
Foto ilustruese

IZRAEL- Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar përshkallëzim të tensioneve mes Izraelit dhe Sirisë. Ushtria izraelite ka shënjestruar në orët e para të mëngjesit të së hënës, pozicionet e mbrojtjes të ushtrisë siriane, ku janë dislokuar ushtarët e Hezbollah, si pasojë e të cilave pesë persona janë plagosur, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas informacioneve, sulmet izraelite kishin në shënjestër pozicionet e mbrojtjes ajrore siriane, ku janë ndodhen ushtarët pro-iranianë të Hezbollahut. Këto pozicione ndodhen në veri të Damaskut, rreth dhjetë kilometra nga kufiri me Libanin.

Grupet kundërajrore të vendosura midis Aeroportit Ndërkombëtar të Damaskut dhe Sayida Zeinab, një vend i rëndësishëm pelegrinazhi shiit në juglindje të kryeqytetit, ku janë vendosur edhe luftëtarë pro-iranianë, u vunë gjithashtu në shënjestër të sulmeve izraelite. 

tensionet izrael-palestine

Sondazh

Poll