Bota

Nuk ndalen provokimet, Serbët në veri shkruajnë simbolin e luftës së Putinit në automjetin e KFOR-it

Protestuesit kanë bërë rezistencë duke bllokuar rrugën drejt selive të komunave veriore. Disa prej tyre shfaqen të maskuar. 

29 Maj 2023, 11:45 Nga a.l
Nuk ndalen provokimet, Serbët në veri shkruajnë simbolin e
Simboli

KOSOVË- Protestuesit serbë në veri kanë vijuar me provokimet, duke përshkallëzuar tensionet. Ata kanë shkruar shkronjën “Z” në një automjet të KFOR-it amerikan.  Ky simbol që është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë ka kohë që shkruhet nëpër mure në veri të vendit. Protestuesit kanë bërë rezistencë duke bllokuar rrugën drejt selive të komunave veriore. Disa prej tyre shfaqen të maskuar. 

Simboli “Z” së u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj. Ky simbol u shndërrua shumë shpejt në simbol për mbështetjen e luftës së Putinit në Ukrainë dhe është parë e vizatuar edhe në ndërtesa të ndryshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të banuar me shumicë serbe, në protestat në mbështetje të Putinit në Beograd, e në vende të tjera.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll