Bota

'Rusët janë të dobët'/ Moska vendos në listën e të kërkuarve senatorin amerikan

Më parë u raportua se Graham bëri thirrje për vendosje shtesë të artilerisë me rreze të gjatë në Ukrainë, duke deklaruar se rusët janë gjakosur dhe dobësuar. 

29 Maj 2023, 11:52 Nga a.l
'Rusët janë të dobët'/ Moska vendos në
Lindsey Graham

RUSI- Rusia ka lëshuar një urdhër për arrestimin e senatorit të Shteteve të Bashkuara Lindsey Graham pas deklaratave të tij  gjatë vizitës ë Kiev javën e kaluar.  Sipas mediave të huaja, veprimi u ndërmor pasi senatori thuhet se bëri komente në lidhje me efikasitetin e ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Ukrainën në vrasjen e forcave të Moskës.

Më parë u raportua se Graham bëri thirrje për vendosje shtesë të artilerisë me rreze të gjatë në Ukrainë, duke deklaruar se rusët janë të dobët. Vetë senatori hodhi poshtë kritikat dje, duke thënë se ai thjesht po lavdëronte qëndresën e ukrainasve që i rezistonin pushtimit rus me ndihmën e Uashingtonit.

lindsey graham

Sondazh

Poll