Bota

'Situata e paqëndrueshme'/ Viola von Cramon kritikon Kosovën: Po rrezikojnë shumë me manovrat në veri

Ajo shtoi se askush nuk mund të qeverisë me një apo dy për qind të votave. 

29 Maj 2023, 12:31 Nga a.l
'Situata e paqëndrueshme'/ Viola von Cramon kritikon
Viola von Cramon

KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon ka mbajtur sot një konferencë për mediat ku ka folur për situatën në veri të vendit dhe vizitën e saj në 4 komunat të dielën. Cramon shprehu shqetësimin për tensionet në rritje në veri të vendit, ndërsa krtikoi qeverinë se po bën manovra të rrezikshme. Ajo shtoi se askush nuk mund të qeverisë me një apo dy për qind të votave. 

Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasje ta sigurojnë më forcë. Askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, tha ajo në një konferencë për media.

Deklaratat e zyrtares evropiane vijnë në ditën kur serbët lokalë në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok po protestojnë për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. 

viola von cramon

Sondazh

Poll