Bota

Pas takimit me dy nga kryetarët e komunave në veri, ambasadori amerikan niset drejt Presidencës për të biseduar me Osmanin

Në fokus të bisedimeve do të jenë tensionet aktuale në veri të vendit dhe protestat e serbëve lokalë. 

29 Maj 2023, 11:19 Nga a.l
Pas takimit me dy nga kryetarët e komunave në veri, ambasadori
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier niset drej Presidencës

KOSOVË- Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka përfunduar takimin me 2 nga 4 kryetarët e komunave në veri të Kosovës dhe i është drejtuar presidencës ku pritet të takohet me Vjosa Osmanin. Në fokus të bisedimeve do të jenë tensionet aktuale në veri të vendit dhe protestat e serbëve lokalë. 

Nga katër kryetarët, të Zveçanit, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut, prezent ishin vetëm dy prej tyre, përkatësisht ata të Zubin Potokut dhe Zveçanit. Pjesë e këtij takimi ishte edhe shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll