Sport

Superiorja, sot akti i fundit… zbardhen 'enigmat' për kreun dhe fundin…

Llogaritë janë të hapura për titullin, Europën dhe mbijetesën

29 Maj 2023, 11:03 Nga DOSJA
Superiorja, sot akti i fundit… zbardhen 'enigmat' për

TIRANE - Pasditen e sotme, duke filluar nga ora 16:00, luhet java e 36-të dhe fundit e Kampionatit të 84-t kombëtar të Abissnet Superiores. Si rrallë here këto vitet e fundit, verdiktet e një sezoni vulosen në këto 5 përballje.

Llogaritë e objektivave për 8 skuadra janë të hapura, duke nisur me titullin kampion, skuadrën e fundit që do të sigurojë Kupat e Europës, ekipin e zonës ‘play-out’ dhe atë që bie nga kategoria për t’u përcaktuar.

Matematikisht, përpos Egnatias së zonës europiane dhe Kastriotit të rënë në Kategorinë e Parë, të gjithë ekipet e tjera luajnë sezonin në 90 minuta të vetme.

Partizani është e favorizuar për të fituar titullin kampion, edhe në rast se Tirana e mbyll kampionatin në kuotën e 67 pikëve. Të kuqtë luajnë ndaj Teutës që kërkon Europën, ndërsa Tirana përballë Erzenit, që dëshiron të shmang pozicionin ‘play-out’. Edhe gara për vendin e fundit në Kupat e Europës duket interesant.

Teuta niset e favorizuar kundrejt Vllaznisë dhe Laçit. Kurbinasit sfidojnë në këtë 90-minutësh Kastriotin që i ka mbyllur llogaritë me Superioren në këtë sezon.

Për pozicionin ‘play-out’, atë që të lejon për të luajtur edhe një shans për qëndrimin në elitë gjithçka luhet mes Kukësit, Erzenit dhe Bylisit. Verilindorët janë të avantazhuar kundrejt ballshiotëve, pasi numërojnë 4 pikë më shumë, ndërsa mes Erzenit dhe Bylisit, do të ishin këta të fundit që do të siguronin vendin e tetë në rast se do ketë barazim pikësh.

Kuotë që do sigurohej hipotetikisht, edhe nëse Erzeni barazon me Tiranën, teksa Bylis triumfon përballë Vllaznisë. Sot të gjithë do të rrinë me me telefona dhe makina llogaritëse në duar deri në përfundim të këtyre 90 minutave të fundit të këtij kampionati intrigues…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll