Sport

VIDEO / E pabesueshme, futbollisti i Ajax grushton tifozin pas ndeshjes… ndërhyn sigurimi!

Ndeshja u la në hije nga ajo që ndodhi pas saj. Një grup tifozësh të vendasve u mblodhën para autobusit me të cilin të ftuarit shkonin dhe dilnin nga stadiumi Twente.

29 Maj 2023, 08:30 Nga DOSJA
VIDEO / E pabesueshme, futbollisti i Ajax grushton tifozin pas ndeshjes…

HOLANDE - Thjesht tingëllon e pabesueshme, por ka ndodhur vërtet... Futbollisti i Ajaxit, Steven Bergis, u gjend në qendër të një skandali pas ndeshjes së javës së fundit të kampionatit holandez ndaj Twentes.

Ata u mposhtën me rezultat 3-1 edhe në këtë ndeshje si për t’I dhënë lamtumirën e sezonit 2022/23 ashtu siç e konsiderua në mënyrë zhgënjyese, ndërsa golin për Ajaxin e shënoi kapiteni i skuadrës dhe kombëtares serbe, Dushan Tadiç.

Megjithatë, ndeshja u la në hije nga ajo që ndodhi pas saj. Një grup tifozësh të vendasve u mblodhën para autobusit me të cilin të ftuarit shkonin dhe dilnin nga stadiumi Twente.

Në një video të shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, Bergis shihet duke grushtuar një nga fansat pasi ka folur me ta.

Me shpejtësi reagoi sigurimi dhe e futi futbollistin në autobus dhe në rrjetet sociale u shfaqën informacione të paverifikuara se konflikti ka ndodhur për shkak se një tifoz i Twente ka fyer futbollistin e Ajax-it, Brian Broby për baza racore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll