Sport

Ish-kapiteni i Kosovës akuzon futbollin kosovar: “As në Hollywood, nuk sheh kshu skenash!”

Të dielën mes polemikave të shumta Ferizaj siguroi qëndrimin, ndërsa Trepça’89 u rikthye pas vetëm një sezoni në Ligën e Parë. Futbollistët e Ferizajt arritën një fitore të dyshimtë kundër Dukagjinit me rezultat 2-1.

29 Maj 2023, 10:00 Nga DOSJA
Ish-kapiteni i Kosovës akuzon futbollin kosovar: “As në

KOSOVE - Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka reaguar ashpër pas përfundimit të sezonit 2022/23 në Superligën e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Rashkaj ka thënë se futbolli në Kosovë është degraduar nga disa persona, por nuk ka përmendur emra.

Sipas tij, skenat që mund të shihen në futbollin kosovar nuk mund të krahasohen as me filmat holluvidian. “Marre. E keni degradu futbollin n’Kosovë. As nfilma Hollywoodit nuk she ksi skena. Me pas qef futbollin edhe me dit (kuptu) futbollin jan dy gjëra t’ndryshme,” ka shkruar ai.

Duhet theksuar se, të dielën mes polemikave të shumta Ferizaj siguroi qëndrimin, ndërsa Trepça’89 u rikthye pas vetëm një sezoni në Ligën e Parë. Futbollistët e Ferizajt arritën një fitore të dyshimtë kundër Dukagjinit me rezultat 2-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll