Sport

VD/ Milani siguron Champions League me “kokën e artë” të Giroud, fiton me Juven!

AC Milan mundi Juventusin 1-0 në "Allianz Stadium", falë një goditjeje të shkëlqyer me kokë të Giroud, për të siguruar vendin e tyre në ‘Top-4’-shen e renditjes, që përkthehet me një biletë në Champions League e sezonit të ri.

28 Maj 2023, 23:11 Nga DOSJA

VD/ Milani siguron Champions League me “kokën e artë”

ITALI - Juventusi mori goditjen e parë me zbritjen e 10 pikëve, të vendosura ndaj tyre nga drejtësia italiane për çështjen e kontabilitetit të rremë, e dyta me "pokerin" në transfertën ndaj Empolit, për të plotësuar ‘trisin’ me goditjen e lirë të së dielën në mbrëmje, që kuqezinjtë e Milanit mposhtën bardhezinjtë e Juventusit në derbin e madh mes dy skuadrave, kësaj here në Torino.

Për ditën e 37-të të Seria A, skuadra e Stefano Piolit fitoi 1-0 në “Allianz Stadium” me golin mbresëlënës të Olivier Giroud, duke siguruar biletën e fundit të mbetur për sezonin e ri të Champions League.

36-vjeçari francez në minutën e 40-të të takimit goditi bukur me kokë, duke e dërguar topin në rrjetën e portierit Szczesny, i cili nuk kishte asnjë mundësi për ta ndalur atë.

1-0 përfundoi i gjithë takimi, ku kuqezinjtë morën një 3-pikësh të artë, të vlefshëm për një pjesëmarrje në Champions League. Në kuotën e 67 pikëve Milani renditet në vendin e katërt, me +6 nga Atalanta që e ndjek.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll