Sport

Kylian Mbappé u votua si “lojtari më i mirë” në Ligue 1, për herë të katërt në karrierën

Për të katërtën herë radhazi, Kylian Mbappé fiton trofeun e UNFP për “lojtarin më të mire” të Ligue 1. Francezi kalon Zlatan Ibrahimovic dhe bëhet lojtari i vetëm që e ka fituar këtë çmim katër herë.

29 Maj 2023, 11:00 Nga DOSJA

Kylian Mbappé u votua si “lojtari më i mirë”

FRANCE - “Lojtari më i mirë” i Ligue 1 për herë të katërt, askush nuk e kishte arritur këtë më parë. Edhe një here, Kylian Mbappé, shënon emrin e tij në historinë e kampionatit francez. Në moshën 24-vjeçare, sulmuesi parizian u votua si “lojtari më i mire” në Ligue 1, pasi kishte fituar tashmë këtë çmim në 2019, 2021 dhe 2022 (edicioni 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë Covid-19).

Konkurrenca ishte e ashpër, megjithatë, pasi shoku i tij i skuadrës, Lionel Messi, Lensois Seko Fofana dhe Loïs Openda dhe lojtari i Lille, Jonathan David ishin në këtë kategori. Golashënuesi më i mirë aktual në kampionat (28 gola), Kylian Mbappé kalon Zlatan Ibrahimovic dhe bëhet lojtari i vetëm që ka fituar ‘shenjtërimin’ përfundimtar të trofeve të UNFP-së katër herë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll