Sport

VIDEO / Përplasje e tmerrshme mes futbollistëve në fushë, ambulanca i transporton në spital!

Futbollistët janë përplasur në zonën e rreptësisë së skuadrës së tyre, e cila është shoqëruar me momente dramatike.

29 Maj 2023, 08:02 Nga DOSJA

VIDEO / Përplasje e tmerrshme mes futbollistëve në fushë,

SERBI - Një situatë që nuk duam ta shohim kurrë ka ndodhur në një ndeshje në futbollin serb. Jedinstvo Rumenka dhe Železničar Inđija u takuan në javën e 28-të të Ligës së Vojvodinës Jug (kategoria e katërt e futbollit serb), dhe në pjesën e dytë dy futbollistë të Jedinstvo u përplasën dhe u dëmtuan rëndë.

VIDEO / Përplasje e tmerrshme mes futbollistëve në fushë,

Futbollistët janë përplasur në zonën e rreptësisë së skuadrës së tyre, e cila është shoqëruar me momente dramatike.

VIDEO / Përplasje e tmerrshme mes futbollistëve në fushë,

Kur e kanë kuptuar seriozitetin e situatës, shokët e skuadrës kanë kapur kokën me duar të tronditur dhe menjëherë është thirrur një ambulancë. Mjekët janë shfaqur pas pak më shumë se 10 minutash dhe më pas kanë ndihmuar lojtarët e lënduar.

Ende nuk ka një informacion zyrtar për gjendjen e dy futbollistëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll