Sport

VIDEO / Xhixha shpallet sërish kampion, por në Azerbajxhan, e mbyll sezonin me gol!

Xhixha zhbllokoi takimin, duke i hapur rrugë suksesit të skuadrës së tij. Për 24-vjeçarin ishte goli i parë në Ligën e Parë të Azerbajxhanit në 13 ndeshje ku është aktivizuar.

29 Maj 2023, 09:25 Nga DOSJA
VIDEO / Xhixha shpallet sërish kampion, por në Azerbajxhan, e mbyll

AZERBAIXHAN - Redon Xhixha e feston me gol titullin kampion në Azerbajxhan me Qarabagun. Ish-sulmuesi i Laçit dhe Tiranës realizoi golin e parë në fitoren e thellë 3-1 përballë Turan, skuadër e mesit të tabelës.

Pa u mbushur dy minuta lojë, Xhixha zhbllokoi takimin, duke i hapur rrugë suksesit të skuadrës së tij. Për 24-vjeçarin ishte goli i parë në Ligën e Parë të Azerbajxhanit në 13 ndeshje ku është aktivizuar.

Në fillim të pjesës së dytë, Andrade i çoi shifrat në 2-0, para se Runi i Turan të shkurtonte përkohësisht diferencën në 2-1. Në të 72-tën, Qurbanly sigloi golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll