Sport

VIDEO/ Mbappe, aksidentalisht i theu hundën një vajze në Strasburg, por më pas me një gjest të bukur rregulloi gjithçka…

Gjesti human i Kylian Mbappe i emocionoi shumë shikuesit në stadium.

28 Maj 2023, 21:09 Nga DOSJA

VIDEO/ Mbappe, aksidentalisht i theu hundën një vajze në

FRANCE - Lojtarët e Paris Saint-Germain mbrojtën titullin e kampionit të Francës, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e Strasburgut, gjë që i bëri matematikisht të paarritshëm për Lens të vendit të dytë, i cili së bashku me parizienët, do të përfaqësojnë ligën franceze në Champions League sezonin e ardhshëm.

Mirëpo një situatë e pakëndshme ka ndodhur para fillimit të ndeshjes në Strasburg. Domethënë, gjatë nxehjes, Kylian Mbappe ka goditur aksidentalisht me top një vajzë dhe i ka thyer hundën.

Fansat u tronditën pak kur panë gjakun dhe vajza nuk dukej shumë mire. Mirëpo ‘viktima’ vetëm qeshi, sapo pa që futbollisti yll i PSG-së po i afrohej për ta parë.

Mbappe vazhdoi t'i kërkonte ndjesë, ndaj në shenjë faljeje i dhuroi edhe një fanellë nga ndeshja, gjest i cili i gëzoi shumë të pranishmit në stadium.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll