Sport

FORMULA 1 / Verstappen heroi i rrugicave të Principatës!

Podiumi u plotësua nga Esteban Ocon, që mund të quhet surprizë e kësaj gare.

28 Maj 2023, 20:13 Nga DOSJA

FORMULA 1 / Verstappen heroi i rrugicave të Principatës!

MONTEKARLO - Max Verstappen nuk njohu rivalë në Grand Prix të Monacos, duke e dominuar garën nga fillimi deri në fund.

Piloti holandez krijoi një distancë prej më shumë se 20 sekondash nga Fernando Alonso dhe shkoi i qetë drejt fitores së 4-t sezonale.

Veterani spanjol u paraqit mirë duke ruajtur vendin e dytë, ndërsa podiumi u plotësua nga Esteban Ocon, që mund të quhet surprizë e kësaj gare.

Pas francezit, u renditën Hamilton në vendin e katërt dhe Rusell në vendin e pestë, ndërsa Ferrari nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë me Charles Leclerc, ndërsa Sainz u rendit i teti.

FORMULA 1 / Verstappen heroi i rrugicave të Principatës!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll